Për herë të parë, në garën për bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste ia ka besuar një gruaje.

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj.

Mersinit i zgjati vetëm një muaj mandati i deputetes.

Në Kuvend, karrigen e saj e merr Briseida Cakerri.

Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj.

Që nga 1912, në Vlorë ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.

Brunilda Mersini ka qenë drejtuese e Spitalit Rajonal Vlorë dhe me profesion mjeke obstetër gjinekologe.

Ajo është edhe pedagoge në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Interesante është se në CV e saj bie në sy se Mersini ka lindur në Sofie të Bullgarisë.