Prokuroria e Tiranës ka paraqitur pretencën për përplasjen mes Princit Leka II, Gjergj Zaharisë dhe Elia Zaharisë.

Organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj. Dënimin më të lartë e ka Princ Leka, ndërkohë nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata dënimi do t’iu konvertohet në shërbim prove.

Ish-fotografi i Pallatit Mbretëror Andi Llabuti, ka dhënë detaje për divorcin mes ish-çiftit, por edhe për marrëdhënien e Lekës me partneren e tij të re, Blertën.

“Jam i bindur se princi ka patur dhunë të vazhdueshme dhe në atë moment ai ka vendosur të ndezë kamerën për të patur prova. Ai ka dashur të tregojë se përse ndodhi divorci mes tyre. Lajmi i divorcit ka ardhur para se të dilte video e dhunës. Fillimisht kanë rënë dakord mes tyre dhe më pas është bërë me shkresë që Elia dhe vajza do jetojnë në pallatin mbretëror dhe Leka do zhvendosej në një apartament tjetër. Kushti ishte që nëse Elia do martohej me dikë tjetër do e humbte këtë të drejtë.

Unë më tepër komod jam ndjerë në raport me princin sesa me Elian. Princi është njeri më i mirë seç duhet. Është më i butë, sa dikush arrin të përfitojë nga ai. Pra, kanë abuzuar me mirësinë e princit.

E njoh Blertën, nuk kemi punuar bashkë, më tepër jemi shkëmbyer sepse vraponim kush të kapte më shumë foto të eventeve. Ka qenë më tepër punë. U kënaqa për lidhjen e tyre. Blerta është vajzë e mrekullueshme.”- tha ai.