Gazetari Artan Hoxha tha se në rastin e hetimeve për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj SPAK-u ka ndjekur paratë.
Hoxha tha se në këtë çështje ka një përplasje klanesh sepse palët e përfshira në histori po japin informacione për njëri-tjetrin, sipas Gazeta Sot.
“SPAK-u ndryshe nga çështjet e tjera këtë radhë s’ka akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ka akuza më të rënda, ka korrupsion pasiv, përfitime të paligjshme dhe pastrim parash. Ne do t’i besojmë derisa të kemi një vendim gjykate të formës së prerë, deri atëherë prezumohen të pafajshëm. SPAK-u pretendon që ka gjetur prova, pretendon që ka ndjekur paranë në rastin e Ahmetajt. Ne deri në këtë moment kemi parë vetëm ekstraktin 400 faqësh që ka shkuar në Kuvend. Unë pres që deri tani këtë që ka bërë SPAK-u ta provojë gjykata. Shpresoj që SPAK-ut t’i jenë krijuar rrethanat që të shkojë te vrasje më të rënda. Janë vrarë shqiptarët me duar në xhepa në bulevard, kemi Gërdecin. Di që SPAK-u ka më shumë material nga sa ka mundësi të hetojë dhe duhet të përzgjedhë se kë do ndjekë. I është vënë përpara xhungla, nga luani te miu i arave. Unë mendoj që SPAK duhet të flasë me simbolika, dhe simbolikat synohen lart, se poshtë kollaj”, tha Hoxha.
Ndër të tjera Hoxha tha se “gabimi që kanë bërë politikanët tanë është se nuk e kanë fshehur pasurinë”.