Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e Pogradecit këtë të hënë.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu ironitë dhe sulmet ndaj kreut të opozitës Sali Berisha, për të cilin tha se “ka rrjedhur”. Kryeministri shtoi se nuk po del askush që t’i mundësojë heqjen e denigrimit, që sipas tij ka në sytë e njerëzve.
“Duhet të bëjnë një sevap, demokratët e zakonshëm e marrin me tendë se nuk e mban dot as dielli, futet tek tenda, këta rrinë si speciet e kënetës poshtë, se bufi lart rri. Ka rrëshqitur s’është më në metro. Ka një fabul popullore shumë të bukur, i mblodhi babai djemtë i tha të madhit do kujdesesh për arën, të dytit i tha kujdesu për prodhimin, të voglit i tha kujdesu për babanë, kur baba të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me të grave mos e lër më me dalë nga shtëpia.
Këtij derëziut dhe punëziut s’i doli njeri t’i heqë të paktën këtë lloj degradimi në sy të njerëzve. Nuk i doli njeri, por edhe ky s’është se dëgjon njeri se është në hall të madh, thoshte më vuri ‘non gratë’-n Rama me Sorosin po tani pse s’e hoqi non gratën. Për të hequr damkën nxori 6 milionë dollarë, 7 herë 7 doli 6 milionë.”- tha Rama.



