Kryeministri Edi Rama mori pjesë në çeljen e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh Europa nuk është gjeografi, por një zgjedhje.

Më tej u ndal te dëbimi i 700 familjeve shqiptare në Britani të Madhe, duke sulmuar sektaren e Brendshme britanike, duke thënë se po kërkon të fitojë pikë politike. Kryeministri argumentoi se Britani ka një popullsi prej 67 milionë banorësh dhe 700 familje shqiptare nuk janë gjë tjetër veç se pëshpërimë statistikore.

“Europa nuk është gjeografi është një zgjedhje. Nuk është një vend, është vendim, vendimi për të zgjedhur bashkëpunimin kundrejt përplasjes. Më lini t’ju përmend një shembull të vogël që thotë shumë. Pak dirë më parë sekretarja e Brendshme Britanisë përmënoj 700 familje shqiptare që jetojnë në financime pas refuzimit të lejeve të tyre për azil. 700 familje në një vend prej 67 mln njerëz, një pëshpërimë statistikore e fryrë në një sirenë politike.

Pse po e përmend, jo për tu ankuar, apo ngatërruar BE me të divorcuarën kaq të hedhur. Kur një ministër europian edhe pas Brexit që mund edhe ta kuptojmë, se ka traumë, zgjedh të bashkojë një bashkësi të vogël për të fituar pikë politike. Frika flet më shumë se faktet. Ende vijon të gjejë një audiencë.

Mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar thuajse janë zhdukur. Shqiptarët janë kontribuues neto në Britaninë e Madhe. Numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është i papërfillshëm në krahasim me popullsitë e tjera.

Këtu vjen lidhja. Zgjerimi që unë e shoh si ribashkim dështon kurdoherë kur stereotipat lulëzojnë. Europa dobësohet sa herë që faktet u dorëzohen narrativeve të sajuara. E ardhmja e Europës, administratorët e ardhshëm të Europës, duhen formuar, jo vetëm në të drejtë e politika, por për të mbrojtur të vërtetën edhe kur politika tenton ta deformojë atë.

Nëse Shqipëria beson thellësisht te besimi euriopian, është sepse ne e dimë, dhe jo vetëm sepse e kemi lexuar në libra, por e ndjejmë në lëkurë nga se çfarë i shpëton Europa. Ishim diktatura e fundit në Europë. Ne kuptojmë terrin që vjen kur një vend veçohet nga rrjedha europiane e gjakut, por është një botë e re. Kur ishim në atë lloj zymtësie, bota nuk ishte kaq e ndërlidhur. Kur na kishin veçuar nga e gjithë nimfa europiane, ai nuk ishte ndërveprues, nuk reagonte ndaj vetë gjakut tonë. Sot, kjo është e pashmangshme. Kur zgjerimi mbet në vend, ashtu siç na ka treguar historia, nuk shohim vetëm vonesë politike, shohim një paralajmërim. Kur një ministre europiane ve nën shënjestër një bashkësi njerëzish, nuk shohim vetëm një titull apo një akt demagogjie, shohim një simptomë, sepse një Europë që normalizon padrejtësitë e vogla, ditë pas dite, dikur do të jetë krejt e paaftë të përballet me padrejtësitë e mëdha.”- tha Rama.