Deputeti demokrat Saimir Korreshi, foli sot në Kuvend për problematikat me të cilat hasen qytetarët e Lushnjës, veçanërisht në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, pasi reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje të konsiderueshme për banorët e zonës.

Nga foltorja Korreshi tha shirat përveç se përmbytën zonat, nxorrën në pah një tjetër problematikë të infrastrukturës atje, atë të kanalizimeve.

Deputeti tregoi se një lagje në qendër të qytetit është përmbytur nga shiu dhe fekalet.

“Më marrin në telefon dhe më thonë deputet më duhen nja dy bote për të thith pusetat, se ka vajt m*ti në gjunj. Lagjja Gafurr Muço është përmbytur përveç shirave por edhe nga fekalet. Lushnjë qendër, në qendër të Lushnjes ndodh kjo…si do e bëjmë? As ujë të pijshëm nuk ka. Meqë janë festat e fundvitit unë dua ta mbyll me një fjali nga uji që pijnë dhe po lajnë lushnjarët; bora zbardhi tek për tej fusha edhe male viti i ri do na gjejë duke dhjerë në hale nga uji i pijshëm”, u shpreh deputeti.

Saimir Korreshi: Edhe një herë zoti kryetar të kërkoj ndjesë sepse fjalimet e mia nuk hapin grup kapituj, nuk bëj fjalime që hyjmë në Europë, siç folën kolegët. I përshëndes.

Aq tym dhe ndotje ka në Lushnjë sa na ka marrë malli për autobusin urban të Lushnjës që punon me mazut që nuk i rrije dot mbrapa makinës se të helmonin. Nuk ndihet më ai nga ato fabrikat e Lushnjës që e kanë mbyt të gjithë vendin. Njerëzit nuk hapin dot dritaret. Ju ftoj të dilni një xhiro meqë janë festat e vitit të ri. Kjo është drama e përditshme 24 orëshe që nuk fiket asnjëherë në Lushnjë.

Dhe është pak ironi…më marrin në telefon dhe më thonë deputet më duhen nja dy bote për të thith pusetat, se ka vajt muti në gjunj. Lagjja Gafurr Muço është përmbytur përveç shirave por edhe nga fekalet. Lushnjë qendër, në qendër të Lushnjes ndodh kjo. si do e bëjmë? As ujë të pijshëm nuk ka.

Meqë janë festat e fundvitit unë dua ta mbyll me një fjali nga uji që pijnë dhe po lajnë lushnjarët; bora zbardhi tek për tej fusha edhe male viti i ri do na gjejë duke dhjerë në hale nga uji i pijshëm