Një shtetase greke është prangosur në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e saj me targë TKZ 5848 policia ka gjetur disa kg lëndë kanabis sativa të fshehura në brendësi të derës.
Burimet policore pohojnë se 49-vjeçarja, Dhimitra Tulika, është shoqëruar drejt Drejtorisë së Policisë së Gjirokastër ku po merret në pyetje nga oficerët e Sektorit Kundër Trafikut të Lëndëve Narkotike.
Ende policia nuk bën të ditur sasinë e lëndës së drogës së sekuestruar, ndërkohë që mësohet se shtetësja greke udhëtonte nga Saranda drejt Larisës.
18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)