Heshtja ka pushtuar fshatin Agonas të Kavajës ku nga çasti në çast pritet të mbërrijë trupi i 74-vjeçarit Eqerem Rreshka. Akti i vëllavrasjes ka tronditur fshatin dhe banorët e tij, ndërsa fjalët në këto raste te familjarë e bashkëfshatarë mungojnë.
Dy vëllezërit Rreshka, që me ndarjen e tokës në bazë të ligjit 7501 kishin qejfmbetje midis tyre.
Naten e kaluar kalimi me zetor i Eqeremit në rrugën që kalon mes tokave bujqësore dhe që ishte në përdorim nga i vëllai Muhameti. Përdorimi i kësaj rruge nga viktima ka vijuar të jetë mollë sherri mes dy vëllezërve ditët e fundit dhe natën e kaluar përfundoi në krim. Muhamet Rreshka 76 vjeç goditi me thikë për vdekje të vëllain.
Kaloi me zetor në tokën e tij/ Qejfmbetja mes vëllezërve në Kavajë që përfundoi me vrasje, heshtja pushton fshatin Agonas
