Adriatik Lapaj ka nisur një protestë i vetë për largimin e kryeministrit Edi Rama nga posti i tij.

Deri më tani protestës së tij i janë bashkuar miq të Lapaj dhe dashamirës të tij. Ai shpjegoi për “Shqipëria Live” se do qëndrojë derisa kryeministri të lerë postin ose derisa të mbajë trupi i tij. Gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në shesh bashkë me të.

“Ka dy afate të rëndësishme. Nëse qytetarët reagojnë , fermerët për dëmshpërblimet, banorët e Thethit, banorët e tjerë që po vuajnë nga vjedhja e ujit dhe lumi që është duke u shkatërruar, ata duhet të jenë në shesh. Nëse kjo bëhet masivisht dhe bashkohen deri në atë pikë sa ky sistem detyrohet të japë dorëheqjen, atëherë ky do të ishte një epilog i shkëlqyer dhe mund të ndodhnin zgjedhje të ndershme.

Afati i dytë: Nëse e ndjejnë se është e nevojshme, do të dalin edhe më shumë njerëz ose nuk dalin, unë do të rri aty deri në fund, deri sa trupi të mbajë. “, tha Lapaj.