Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e ndodhur në Tiranë, ku një 18-vjeçare mbeti e lënduar me armë zjarri.
Sipas burimeve nga hetimi, e reja, Natalia Murtati, ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ka qenë e vetme në dhomë dhe se është vetëplagosur. Ajo ka pohuar se i dashuri i saj ndodhej jashtë bashkë me persona të tjerë kur ndodhi incidenti.
Në dëshminë e saj, 18-vjeçarja ka pranuar se më herët ka pasur edhe tentativa të tjera për të dëmtuar veten, duke konsumuar medikamente. Ajo mësohet të ketë shprehur pendesë për veprimet e saj.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar deklarimet e dhëna.
