Ahmet Jabar, shqiptaro-palestinezi ka folur sot në “Breaking” me Dafina Hysën. Ai tregoi se lufta mes Izraelit dhe Palestinës është e padrejtë, për shkak se Izraeli ka luftuar me civilët. Sipas tij, palestinasit nuk e njohin Hamasin si autoritet dhe nuk i përfaqëson.
Ai tregoi se ka humbur të vëllain nga kjo luftë, teksa ka tre vite pa u takuar me familjarët e tij, që vijojnë të jenë në Gaza. Ahmed Jaber është i lindur nga një nënë shqiptare dhe baba palestinez.
“Unë kam humbur vëllain në këtë luftë. Këtë luftë e shoh të padrejtë. Zakonisht lufta ndodh mes ushtrive, jo mes ushtrisë dhe popullit. Janë vrarë civilë, fëmijë, Izraeli sulmonte spitalet. Sa i përket Hamas, ne nuk e njohim si autoritet. Liderët e Hamas rrinë në tunele, nuk e përfaqësojnë popullin palestinez.
Prej dy vitesh nuk kemi patur siguri. Familja ime merrte vetëm një batanije për t’u mbuluar, largohej me rroba të larguar në mes të të ftohtit për t’i shpëtuar bombardimeve. Unë jam larguar para se të niste lufta, kam 3 vite në Tiranë. Por më ka marrë malli shumë për familjen. Këto dy vite kanë qenë të vështira. Ka patur raste që nuk kam folur me ta për 2 muaj sepse nuk kishte internet në Gaza. Dua të kthehem në Gaza, kam nevojë për një përqafim nga nëna ime.”– tha ai.