Rasti i dhunimit të të moshuarës nga personeli i azilit në Pejë u bë publik vetëm pasi aktorja Kaltrinë Zeneli publiko videon në rrjetin e saj social Instagram.
Por duket se ky veprim i ka krijuar asaj probleme, pasi është kërcënuar nga një person. Në një intervistë për mediat në Kosovë ajo ka thënë: “Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”.
Ajo më pas ka bërë dhe një sqarim, ku thekson se nuk ka qenë prezente dhe nuk e ka filmuar ajo videon, por thjesht e ka publikuar për të denoncuar rastin.