Elton Ilirjani ditën e sotme i ftuar në “Shqipëria Live” ka folur rreth diskutimit të bujshëm të transgjinores Luana Myrto. Ai ka konfirmuar se për qendrën “Streha” ka patur informacion vetëm në vitin 2016. Ai tha se komuniteti i LGBT+ nuk e fton atë për mendime madje e kanë tallur dhe i kanë vënë epitete të ndryshme pasi ai ka mendim ndryshe.

Sipas tij kjo është gabim për komunitetin pasi i bie që ata veprojnë vetëm në bazë të interesit të tyre pa kërkuar dhe mendimin ndryshe brenda komunitetit siç është ai.

Ilirjani shprehu gjithashtu se përkrahja nga ekstremi i djthte për transgjinoren Luana mund të jetë i dëmshëm pasi të kthehet dhe njëher djalë do t’i krijojë probleme shëndetësore.

“Njoh qendrën ‘Streha’ dhe kam pasur informacion për të që nga viti 2016. Kam marrë pjesë në dy aktivitete që bëheshin për mbështetje të fondeve të saj dhe mendoj se ato janë mbajtur në Pallatin e Brigadave. Nuk e di si funksionon sot, pasi drejtuesit nuk më japin informacion. Sipas asaj që kam dëgjuar, qendra ka qenë për të mbrojtur ata që ishin pa familje dhe që përfundonin në rrugë.

Por tani, kur e shoh se disa individë janë përfshirë në mbrojtjen e personave të caktuar, ndiej se ndodhin gjëra që nuk janë të drejtë. Po pyes: a është e drejtë që një person, si Luana, të mbrohet nga ekstremi tjetër dhe të transformohet në një eksperiment publik? Kjo mund të jetë e dëmshme, sepse ka nevojë për operacione të tjera dhe mund të sjellë pasoja që e kthejnë atë në një proces të pasigurt dhe pa fund.

Në një demokraci, duhet të ketë të drejtë të mendosh ndryshe. Edhe unë, si pjesë e komunitetit, kam mendimet e mia, që mund të jenë më konservatore brenda komunitetit LGBT. Por ato mendime janë përdorur për të më etiketuar si homofob, madje kam pasur shumë tallje me ato që kam thënë. Kam parë postime që më quajnë të paqëndrueshëm, duke më kritikuar, e ndjej që nuk kam marrë asnjë mbështetje për të shprehur mendimet e mia.

Në disa raste, kam pasur diskutime me prindër të fëmijëve, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë, por kuptova që disa individë e përdorin këtë zhurmë për të krijuar kaos dhe ndarje. Ata nuk duan të dëgjojnë mendim ndryshe. Më vjen keq që aktivizmi ka humbur dhe që ata kanë lënë anash mendimet që mund të ndihmonin komunitetin.”, përfundoi Ilirjani.