Është publikuar momenti i fundit kur Artan Lame u shfaq në publik, në momentin kur u largua nga drejtimi i kadastrës.
Ai u shpreh se ky largim do ishte i mir pasi do t’i përkushtohej më shumë vetes dhe shëndetit të cilin e kishte lënë pas dore.
Madje këtë largim nga detyra e cilësoi edhe si “dhuratë ditëlindje” pasi do t’i duhej të dilte jashtë vendit për të kryer vizitat.
“Kryeministër, unë nesër kam ditëlindjen dhe pas disa ditësh kam edhe përvjetorin. Duhet të nis vizitat mjekësore nga fillimi për shkak të shëndetit që kam pasur disa vjet më parë. E konsideroj këtë tërheqje si një lloj dhurate për ditëlindje, sepse kam nevojë të fokusohem pak tek shëndeti dhe tek vetja për një periudhë të shkurtër kohe. Faleminderit edhe gjithë stafit të mirë dhe të ligj, punëtorë dhe ca më pak punëtorë për punën e bërë bashkarisht deri tani. Punë të mbarë drejtoreshës së re, punë të mbarë koleges time të drejtores së ardhshme,” tha Lame.
