Detaje te reja kanë dalë në dritë për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pa jetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren.

Mësohet se 25-vjeçari kishte marrë një plumb në ballë, e po ashtu ka pasur dermishtje (mbetje plumbi) në dorë. Plumbi ishte në pozicion që nuk mund të shtinte pasagjeri, duke shtyrë autioritetet të besojnë se kemi të bëjmë me vetëvrasje.

Nga ana tjetër, hetimet e mëtejshme zbuluan se 25-vjeçari ka telefonuar shokun e ngushtë pak para aktit të rëndë dhe i ka thënë se ka një problem shumë të madh. Ai e ka telefonuar sërish, por shoku i tij nuk ia ka hapur më celularin. Më pas shoku e ka telefonuar, por i riu nuk i është përgjigjur thirrjes.

Nga disa kamera sigurie është parë në vendin e ngjarjes i vetëm, e po ashtu gjetja e pistoletës në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jete vetëvrasje. Familjarët e tij nuk kane deklaruar që i riu mund të ketë patur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. I riu punonte si kamerier në zonën e Balldrenit, teksa vetëm 7 muaj më parë ishte martuar.