I ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ me Dafina Hysën ka qenë ish-deputeti Myslim Murrizi.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se i është bërë një kërkesë zyrtare nga ana e Ervin Salianjit për takim, por ky i fundit e ka refuzuar sepse beson se mbledhje e formueve dhe Këshillit Kombëtarë të PD, e bisedat me qytetarët janë më të rëndësishme.

“Kam patur dhe unë ftesë, më erdhi nga Salianji. Ata që ishin në takim janë anëtare të Këshillit Kombëtar. Nuk e kam dëgjuar të mblidhet ky Këshill, më përpara s’kanë folur fare.

Shumë mirë e bën Salianji që i takon. Unë ftoj çdo anëtarë të Këshillit Kombëar për të thënën disa të vërteta në sy me qytetarët.

Partia ka forume dhe nuk mblidhen, ky është defekt i Sali Berishës dhe vemjeve dhe butakëve që e rrethojnë. Unë nuk them që është viktimë Berisha, ndoshta me kalimin e viteve i pelqen”.-tha Murrizi.