Deputetët e PD të cilët janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës,janë pozicionuar në hyrje të Kuvendit për të hyrë në ambientet e brendshme të parlamentit, por nuk janë lejuar nga rojet e institucionit.
“Më ka marrë malli, kam qejf të takoj Lindita Nikollën”, “Mos më prek o zemra”, kanë qenë disa nga frazat e dëgjuara nga deputetët opozitarë, të përjashtuar deri në 19 shkurt.
Luçiano Boçi: Jam me mandat çfarë është kjo punë. Më prek , mos më prek.
Vokshi: Keni sjellë 20 veta këtu
Boçi: Kam qejf të dëgjoj Lindita Nikollën. Më ka marrë malli, ta dëgjoj mo vlla.
Vokshi: “S’jemi kriminelë”.