Pak orë pas arrestimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për lejimin e ndërtimeve pa leje dhe mungesën e masave ndaj këtij fenomeni, zbardhet edhe dëshmia para oficerëve e shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.

Bashkë me zinxhirin komandues, ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar ligjin kundër ndërtimeve pa leje. Por i marrë në pyetje nga oficerët e AMP-së ai ka befasuar, duke thënë se kishte qenë i zënë me ngjarjen e fundit në Sarandë, vrasjen e ndodhur të pronarit të karburantit.

Ai pohoi se “ka qenë i zënë këtë javë me vrasjen në Sarandë, ndaj nuk ka pasur kohë të merret me ndërtimet pa leje”.