Monika Kryemadhi u ndal sot për një deklaratë për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku ishte paraqitur për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Ajo konfirmoi se ka qenë në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Las Vegas dhe Los Anxheles, së bashku me kushërinjtë e saj Adrian Shatku dhe këngëtaren Bebe Rexha.

Sipas Kryemadhit, udhëtimi ishte për të festuar 10-vjetorin e vajzës së saj, dhe ishte e shoqëruar edhe nga disa mikesha. Ajo theksoi se i është drejtuar bankës në SHBA për të dokumentuar shpenzimet e bëra gjatë kësaj periudhe.

E pyetur për akuzat mbi një shumë prej mbi 200 mijë dollarësh të shpenzuar për veshje, Kryemadhi mohoi kategorikisht:
“Këto janë deklarata të Tedi Blushit, i cili merr direktivat nga SPAK,” – tha ajo, duke shtuar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe është e qetë në ndërgjegjen e saj.