Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka deklaruar sot se nuk ka votuar për një pjesë të ligjeve të Paketës Fiskale, të miratuar në seancën e fundit në Kuvend. Një prej ligjeve të cilin Braçe nuk e ka votuar është rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, ku sipas deputetit janë përjashtuar shumë kategori qytetarësh.
“Kam qepur gojën dhe doja të isha i qartë për qëndrimin tim në raport me Paketën Fiskale dhe transparencën me secilin prej jush. Unë nuk votova një pjesë të ligjeve. I pari ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe ka një arsye: Nuk u mor parasysh mendimi im për të përfshirë rivlerësimin e shtëpive në proces legalizimi, apo të legalizuara e të paregjistruara. Një proces që nisur prej 25 vitesh dhe është korrupsioni që e pengon.
Ka ndodhur rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme nga 2019-2022 dhe ligji fillestar e ka përfshirë, ka qenë propozim i deputetit të asaj periudhe që ka pasur nen të posaçëm nenin 2 rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në proces legalizimi dhe regjistrimi, është miratuar dhe bërë ligj. Më pas ka pasur dy zgjatje të afatit me ligje të tjera dhe në të dyja ka qenë përfshirë procesi i rivlerësimit në proces legalizimi pa regjistrim.
Vetëm këtë herë nuk merret parasysh se Kadastra tha se është punë e vështirë se bëjmë dot. Kush nuk bën punën duhet të ikë, sepse kjo punë është bërë më përpara. Pse votova unë kundër apo pse nuk mora pjesë në votimin e kësaj gjëje pasi votuan kundër mendimin tim. Dhjetëra pallate në njësinë 5, qindra shtëpi në Selitë janë të përjashtuara tashmë nga procesi i rivlerësimit. Unë jam votuar t’ju shërbej njerëzve”-, thotë deputeti.




