Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos alias Rrumi, është i arrestuar për tjetërsim pronash.

Vullnet Muça: Në Sukth kam jetuar gjatë 2019, Palurentin e kam dëgjuar si emër, nuk kam pas muhabet, ata të pandehurit e tjerë nuk i njoh. Aleksandër Lahon e kam vëlla, e kam marrë vesh nga televizori në që i kishin bërë atentat. Më pas kam mësuar se ishte në makinë me Arjan Ndojn dhe Andi Malokun, ne s’kemi pas asnjë përplasje me palën tjetër na erdhi si bombë e gjithë ajo që ndodhi, por ne ishim duke u marrë më shumë me spitalet, se ai kishte një plumb në kokë.

Me këto persona s’kemi pas asnjë problem as debate as asgjë ne i kemi njohur nga Durrësi, se kështu jemi njohur. Pas ngjarjes na kanë ardhur njerëz për vizitë. Arjan Ndojën e kam takuar 2-3 herë si dashamirës para ngjarjes. Ndërsa pas ngjarjes jemi taku disa herë dhe ai na ka thënë presim të ja lëmë kohës që të shohim nga na erdhi kjo gjeja. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Shtëpitë tona janë ngjitur, me të Andi Malokut. Unë nuk di shumë vetëm ato që kam parë në televizor. Vëllai im ka pas në 2019 një Benz të zi, (një si rrumbullak). Vëllai nuk është se ka mbajtur shofer, nuk njoh persona me pseudonimin Meçe, Mond Çekiçin e kam njohur kur shiheshim respektoheshim por jo ndonjë gjë tjetër.

Avokat Ilia Ilia: Pse keni ardhur i shoqëruar me polici?

Vullnet Muça: Më kanë dhënë ca letra aty dhe me thanë qe je arrestuar për punë ca mesazhesh, ato mesazhet kishin lidhje me çështje tokash. Unë kur të doni këtu jam, nuk jam marrë më falsifikim pronash ato janë dyshime do ta vendosi prokuroria gjykata.

Avokat Ilia Ilia: Çfarë keni dëgjuar për Plaurent Dervishin?

Vullnet Muça: Kam dëgjuar si qytetar Durrësi domethënë si drejtues grupi kriminal, unë s’kam më shumë të dhëna se s’më kanë interesu, unë se njoh Aldo Avdylajn ndërsa Astritin e njoh por jo të kem pas marrëdhënie. Enea Lumen nuk e njoh. Më Edmond Çekiçin nuk kam pasur asnjë konflikt kurrë, ku shiheshim respektoheshim.

Zoti avokat unë jam në 8-vjeçare ju më pyesni mua për këto çështje, unë nuk di me shkrujt. Stiven Mziu nuk është i punësuar nga vëllai im. Unë doja me thënë vetëm një gjë, dhe zotëria atje e din edhe vet që ne jemi gabimisht në këtë gjë. E dimë shume mirë të dyja palët që kemi rënë viktimë, e dimë mirë ne se çfarë bëhet ne Durrës.

Top Channel