Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Fier, ku një telefonatë ka alarmuar policinë. Raportohet se efektivët morën një njoftim nga një person i paidentifikaur, i cili ka lajmëruar se ka vrarë gruan në Dukas të Patosit.
Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni bën me dije se menjëherë efektivët e policisë së Patosit dhe të Fierit kanë marrë masat duke shkuar në vendngjarje. Por pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se personi në fjalë ishte i dehur dhe lajmi nuk ishte i vërtetë, për fat të mirë.
