E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, e cila është ndalur më shumë mbi protestën popullore prej disa ditësh tashmë në qytet, por jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Sharka: Ka patur shumë postime për kamerat që rrinë sipër kryeministrisë dhe që filmojnë njerëzit, këto kamerat inteligjente. Për çfarë janë ato?
Kuko: Nuk e di fare, çfarë janë këto. Çfarë janë këto kamerat inteligjente, kush e ka thënë këtë?
Sharka: Po çfarë janë ato kamerat që lëvizin majtas-djathtas?
Kuko: Ku e di unë! Aty të gjithë protestuesit janë me celularë në dorë, për çfarë kamerash po flasim? Të gjithë janë me celular në dorë dhe ku e dimë ne që njëri është duke fotografuar. Çfarë arsye ka t’i fotografosh, nga ana tjetër?
Sharka: Sipër godinave shtetërore ka disa kamera që lëvizin majtas-djathtas, që thuhet se janë vendosur për të xhiruar protestuesit.
Kuko: Ka një ligj që thotë që çdo godinë e sigurisë së caktuar, duhet të ketë kamera. Çdo bankë duhet të ketë kamera, çdo objekt kulti, çdo ministri duhet të ketë kamera.
Sharka: Po ata që dalin aty tek dritarja dhe fotografojnë?
Kuko: Ndonjë kurioz duhet të jetë, për veten e vet. Por nuk besoj, është çmenduri.
Sharka: Kurioz nga shteti në orën 7 të pasdites, është mbyllur orari zyrtar.
Kuko: Nuk kam parë ndonjë çun me thënë të drejtën.
Sharka: Por pse i vënë këto maskat kur janë kuriozë?
Kuko: Kush është me maska?
Sharka: Ata që fotografojnë.
Kuko: M’i trego t’i shikoj, se jam kurioze. Nejse, nuk e di. Por duhet ta shohim a është me AI apo nuk është me AI.
Sharka: Jo, nuk është me AI. Pra PS nuk është se nxjerr njerëz me maska?
Kuko: Por pse? Për çfarë arsye? Për çfarë arsye t’i nxjerrë?
Sharka: Për mua do ishte komplet normale, sepse nëse ju thoni që ka agjentura të huaja, këto njerëzit duhen studiuar, nga vijnë, a janë terroristë…
Kuko: Ka mënyra të tjera për ta analizuar atë, ka regjistrim në kufi, ka skedime që bëhen. Por nuk besoj që ka një gjë të tillë në protestë. Më beso sepse e kam parë këtë skenar edhe me protestat e tjera. Nuk ka sens të fotografosh, se çfarë do bësh me atë. Është absurde. Jo, të rrinë të qetë, nuk ka. /TAR/


