Hapa konkrete janë duke u marrë për marrëveshjen e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin, e cila u miratua edhe në Këshillin e Ministrave.

Bëhet me diej nga burimet për mediat se kjo marrëveshje është futur në rend të ditës në komisionin e Ligjeve.

Sipas inforamcioneve marrëveshja Shqipëri-Itali do të shqyrtohet brenda datës 22 dhjetor.

Porti i Shëngjinit do të shërbejë si qendër pritjeje për refugjatët që mbërrijnë në Itali nga vendet e treta. Marrëveshja u nënshkrua në Romë mes dy kryeministrave, Giorgia Melonit dhe kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama. Sipas protokollit të bashkëpunimit, kjo qendër pritet të jetë gati Pranverën e vitit që vjen dhe do të trajtojë çdo muaj kërkesat për azil të rreth 3 mijë refugjatëve që mbërrijnë në Lampeduza nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kanë mbipopulluar ishullin e vogël italian.

I gjithë procesi do të mbështetet financiarisht nga Italia, e cila do të bëjë njëherazi edhe seleksionimin e azilantëve.