Një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë subjekte amerikane ose elementë të opozitës iraniane në vendin tonë, situate në kampin e muxhahedinëve në Manzë paraqitet e qetë.

Situata paraqitet e qetë, ndonëse ka masa të shtuara sigurie.

Megjithatë, njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë.

Rreth 3000 muxhahedinë iranianë strehohen në kamp, që ndodhet në zonën e Manzës.