Grabitje canteNjë grabitje me dhunë ka ndodhur pasditen e djeshme në Valias të Kamzës. Sipas policisë, shtetasja E.C., 31 vjeç, banuese në Laprakë, ka qenë duke ecur e vetme pranë një pike karburanti, në rrugën e Valiasit.


Rreth orës 16:00, dy persona me motor i kanë marrë nga dora portofolin me para. 31-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve, duke thënë se e grabitën, por askush nuk ka mundur që të ndërhyjë, pasi grabitësit janë larguar me shpejtësi me motorin që drejtonin.


Në dëshminë e dhënë përpara oficerëve të policisë, thuhet se gruaja nuk ka mundur që të identifikojë autorët e krimit, por po punohet për arrestimin e tyre.


26 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)