djaliNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa interpretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve ’80.


Daja i cili jeton prej shumë vitesh me familjen në Kanada ka humbur djalin e tij 15-vjeçar Denisin.


Mësohet se 15-vjecari, djali i vetëm i Dajës është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme pas një feste adoleshentësh.


29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)