Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar me tone të forta në lidhje me raportimet nga terreni se disa kandidatë për deputet kanë tentuar të hyjnë në qendrat e votimit gjatë ditës së sotme, kur në Shqipëri po mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në një deklaratë zyrtare, Celibashi theksoi se një veprim i tillë përbën shkelje të qartë të Kodit Zgjedhor dhe është rreptësisht i ndaluar me ligj.
“Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politikë duhet të jenë të parët që kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor,” u shpreh Celibashi, duke i bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë të tregojnë përgjegjshmëri në këtë ditë vendimtare për demokracinë.
KSHZ Ilirjan Celibashi: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.



