Kandidati Aulon Kalaja, i shoqëruar nga një grup mbështetësish, ka protestuar sot para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
I pakënaqur me rezultatin dhe rinumërimin e pjesshëm të votave, Kalaja kërkon që të hapen të gjitha kutitë e votimit në Durrës.
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Përse bëheni palë me vjedhjen e votës?” dhe “Ju mbuluat krimet zgjedhore”, duke akuzuar institucionin për mosveprim ndaj parregullsive zgjedhore.
