Disa minuta përpara mbylljes së procesit zgjedhor në vend, në Bulqizë ka ndodhur një incident. Kandidati i pavarur në Dibër Elton Debreshi në Dibër, përmes një postimi në facebook është shprehur se komisionarët e partive kane nxjerre jashtë me force vëzhguesit nga qendra e votimit 1029.

Sipas tij komisionarët e partive kane mbyllur derën me çelës, ndërsa shton se kjo tentative e paligjshme synon te preke vullnetin e qytetareve.

Pas kësaj Debreshi ka kërkuar arsye, teksa siç shihet edhe në video qendra e votimit refuzon të japë një përgjigje për këtë veprim ne kundërshtim me ligjin, ndërsa shton se policia edhe pse e pranishme nuk ka ndërhyrë për të te siguruar zbatimin e ligjit.