Kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me një shofer kamioni.
Sipas të dhënave, mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllain janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.
Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime. Pas procedurave, të tre shtetasit janë lënë të lirë, ndërsa mësohet se shoferi po kalonte tranzit nga Kapshtica nëpërmjet Devollit.
Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet rasti dhe çështja do të dërgohet në prokurori.
