Pas sulmit tronditës të ndodhur të hënën në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, ka reaguar nipi i të plagosurit, Shkëlqim Kurtaj.

Në një deklaratë për mediat, Kurtaj shprehu tronditjen për ngjarjen, duke theksuar se xhaxhai i tij kërkonte vetëm të drejtën e pronës, ndërsa fajin për përshkallëzimin e konfliktit e hodhi mbi ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka, të cilin e konsideron përgjegjës moral për situatën.

Ndërkohë, ai hodhi akuza të rënda ndaj Gjon Shkëmbit, xhaxhait të autorit të dyshuar të vrasjes, duke deklaruar se “ka pasur dokumente të falsifikuara” dhe se “familja Shkëmbi është zhytur në borxhe për të mbuluar kostot e gjyqeve të pafundme për pronën.” Ndërkohë, një video e publikuar së fundmi nga xhaxhai i autorit të ngjarjes, Gjon Shkëmbi, ka ngjallur shqetësim, pasi në të ai kërcënon hapur se ‘kushdo që dënon nipin e tij, do të përballet me plumba’. Kjo deklaratë ka sjellë reagime të forta në opinionin publik dhe ka nxitur thirrje për veprim të menjëhershëm të autoriteteve ndaj gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj sistemit të drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Lorenc Luka, po e deklaron si e ka bërë komplet supën që është gatuar dhe ikuai rahmetliu (gjyqtari). 

Këto nuk kanë bërë asnjë asgjë se xhaxhai im nuk ka marrë gjë me zor dhe as nuk ka pasur ndonjëherë probleme me njeri.

Ka qenë punonjës i policisë së shtetit.

As paguar lek dhe as nuk ka korruptuar askënd në jetë. Këto kanë kërkuar të drejtën e vet, i lanë në dorë drejtësisë dhe çfarë u çuan dhe bërë këta djem dje.

Nuk i marr vesh se çfarë është bërë.. Kanë 30 vite dhe nuk e kanë ndarë shapin prej sheqerit. Tani janë çuar për ta ndarë me pushkë me pushkë të vazhdojnë.

Vranë gjyqtarin në mes të sallës së gjyqit. Nuk e di se kush ka gisht në këtë punë. Mund të ketë dhe roja. Vetëm në filma i kemi parë këto skena.

Ndoshta kanë paguar dhe rojën.

Kanë bërë të gjitha intrigat. Këta janë detyruar për të ardhur deri në këtë pikë. Ai që ka bërë vrasjen dje, janë të zhytur në lek me fajde duke paguar gjyqësorin. Janë detyruar se shteti nuk i ka dhënë shteti.

Të gjitha i kanë pasur false dokumentet. Pse i ka çuar drejtësia deri në këtë pikë?

Prona do të jetë e xhaxhait dhe ngjarjen ta vazhdojë drejtësia.

Është në dorë të shtetit.