Gazetari italian Dario De Luca ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, në lidhje me mafian italiane.
Ai deklaroi se ndryshe nga 10 vite më parë, sot mafia është prezente dhe në veri të Itlisë, ndërsa shtoi se ka shumë bashkëpunim me klanet mafioze shqiptare. Sipas De Luca, tashmë nuk ka bashkëpunim vetëm në trafikun e dorgës, por edhe në sektorin e basteve.
“Harta ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe mafia ka ndryshuar, ndoshta 10 vite më parë mezi pohohej që të thonim që është mafia në veri të Italisë, por tani është ky përceptimi që mafia i shtrin tentakulat në të gjithë vendin siç e kishte nuhatur Falcone. Instrumentet për të hetuar këtë gjë ishin shumë të pakta, mafia tentoi të bënte biznes përtej kufijve, shumë herë e kemi thënë eshë për Shqipërinë. Sa i përket drogës, ky kanali që ekziston mes mafias italiane dhe klaneve shqiptare për transportimin e mariuanës por kemi edhe biznese më të rëndësishme siç ai i botës së basteve që shkon në kanale jo formale dhe një mafie që mezi detektohet. Unë doja të bëja një saktësim, ajo që doja të saktësoja është se sipas meje mafia siçiliane akoma nuk ka marrë “antivirus”, sakrifica e Falcone dhe Borselino ka bërë shumë efekte pozitive megjithatë ka shumë për të bërë në këtë aspekt. Ne çdo ditë po zbulojmë politikanë që kanë marrëdhënie me mafiozë e trafikantë.”– tha Dario de Luca.