I ftuar për “Breaking”, analisti Ëngjëll Musai në një lidhje të drejtëpërdrejtë, ka deklaruar se njerëz të politikës shqiptare së bashku me njerëz të drejtësisë së institucioneve të larta të drejtësisë janë parë të drekojnë dhe darkojnë në një tavolinë.
Ai tha se madje, kjo ka ndodhur jo më larg se një javë përpara se drejtuesit të lartë politik, t’i viheshin prangat.
“Institucionet tona të hetimit duhet të marrin në dorë dosjet e fondeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe të projekteve të Bashkimit Europian, të cilët i bllokuan. Janë 120 miilionë euro çdo vit që ikin në drejtim të paditur, ndërkohë që fermerët, nga Konispoli në Vermosh, nuk përfitojnë asnjëgjë.
…
Kam shumë pak shpresë te kjo drejtësi, janë shumë elementë të drejtësisë, që hanë dreka dhe darka me drejtues politikë. Madje me disa nga ata drejtues që sot janë në pranga. Kanë qenë një javë përpara se të arrestoheshin, bashkë në lokale nate. Le t’i marrin organet e specializuara dhe t’i bëjnë të ditura për publikun”, tha analisti.