Ditën e sotme në “Shqipëria Live” u trajtua çështja e fjalimeve në Kuvendin e Shqipërisë. Duke përmendur fjalimet e deputetëve t9 rinj dhe gafat e tyre si ajo e fundit të deputetes së PS, Zegjine Çaushit gazetari Kenofon Lila ka komentuar duke thënë se reagimi i saj erdhi prej ankthi dhe se nuk është stërvitur të lexojë atë që ka shkruar dikush tjetër apo ChatGPT për të. Gjithashtu ai shtoi se kryetari i Kuvendit është më i përmbajturi Niko Peleshi, dhe Rama dhe Berisha janë ata më emocionalët. Ndërsa gazetari Alfred Lela ka shtuar edhe Agron Gjekmarkaj për fjalime korrekte duke përtjashtuar Erion Braçen si orator të mirë. SI më aktor i mirë Foni përzgjedh Kryeministrin para kreut të PD-së Sali Berisha.

FONI: Faktet qëndrojnë se këta deputetë, qofshin të rinj apo jo, kanë tekste të shkruara nga dikush tjetër ose ndoshta edhe nga ChatGPT, por nuk po stërviten për të lexuar atë që kanë përpara. Duan të duken oratorë të mirë, pastaj kush i futi në lista, atë e di tjetër kush. Drejtuesit e partive e dinë pse janë futur në lista; ndoshta sjellin vota, ndoshta është dikush që e dua se është i pamshëm, nuk dua njerëz të shëmtuar dhe e sjell për arsye të tjera.

Kryetari i Parlamenti është më i përmbajturi, emocional është Rama. Berisha ka qenë gjithashtu emocional, por ka disa figura që janë emocionalë dhe e shprehin këtë me një gjestikulacion të jashtëzakonshëm. Atyre iu është stërvitur apo jo kjo, nuk e dimë, por është diçka që e kanë në karakter. Ata shpërthejnë kur janë emocionalë. E kuptojmë kur është i stresuar Rama apo Berisha, gratë janë të parat që e kuptojnë.

LELA: Gjekmarkaj mban fjalime të mira, dhe Rama dhe Berisha janë të kompozuar në atë që thonë. Janë instrumentale dhe kanë një fjalim shumë të mirë, me letër apo pa letër. Blushi ka qenë folës i mirë, ndërsa Braçe nuk ka qenë ndonjë orator i madh.

FONI: Me aktor është Rama, ai është disa hapa para se Berisha.