Kanos me armë zjarri për motive të dobëta një shtetas, arrestohet 72-vjeçari nga Kukësi. Në pranga ka rënë shtetasi Shaip Peposhi, 72 vjeç, banues në fshatin Zall Lusën, Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Lusën pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, tip pushkë, shtetasin I.P., 48 vjeç, banues në fshatin Lusën, Kukës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit, tip pushkë. Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosja”.
16 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)