Frika për ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj Artan Didit, ka detyruar policinë e Burrelit të shoqërojë në mjediset e komisariatit, Nuredin Pislin, babain e Flamur Pislit, pas deklaratës së djeshme në medie. Nuredin Pisli akuzohet për kanosje ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, reagim që erdhi pas videos së publikuar dje nga PD-ja për pengmarrjen e autobusit në vitin 1999 nga i biri, Flamuri, ku përveç këtij të fundit, u vra edhe një shtetas grek.
Nuredin Pisli, pas kësaj videoje tha se,” Artan Didi ka hyrë dy herë në gjak me familjen e tij”, duke marrë për bazë edhe deklaratat e bëra nga PD-ja, se i biri i tij, së bashku me shtetasin grek, janë vrarë nga Didi gjatë aksionit për lirimin e pengjeve të autobusit nga Selaniku në Qafë Krrabë.
8 maj 2014 (gazeta-shqip.com)