Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Borsh, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur ish-bashkëjetuesen e tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur shtetasi me iniciale K. C., banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Po ashtu, ai dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ish-partneren dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, autori i dyshuar u bë i mundur të kapet dhe të vihet në pranga.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet procedurale për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.