Ditën e sotme kryeministri Rama prezantoi ministrat e rinj pas zgjedhjeve të 11 majit ku Partia Socialiste fitoi bindshëm ndaj Partisë demokratike.

Rama e ka nisur me nja paralajmërim për të gjithë, teksa tha se Partia Socialiste nuk do bëhet avokat i askujt para drejtësisë. Ai shtoi se situata me bashkinë e Tiranës nuk mban më dhe i duhet dhënë zgjidhje.

Gjithshtu edhe në selinë e PD-së u përcaktua një lloj lidershipi parlamentar dhe partiak nga ku u vendosën postet e reja të deputetëve të zgjedhur.

Gazetari i Top News, Bekim Bici, dha detaje lidhur me ndryshimet brenda PD-së duke theksuar se me propozim të ish-kryeministrit Sali Berisha u votua sërish si kryetar i grupit parlamentar Gazmend Bardhi.

Kjo zgjedhje nuk u prit mirë nga deputeti Leskaj i cili votoi kundër dhe iu drejtuar kryedemokratit se ka gabuar rëndë me zgjedhjen e tij.

“Mbledhja e parë pas zgjedhjeve të 11 majit në PD u zhvillua me praninë e 35 deputetëve, ku me propozim të Sali Berishës u rizgjodh në postin e kreut të grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Ai pati votë kundër nga deputeti Leskaj, i cili gjithashtu iu drejtua zotit Berisha duke thënë se ka gabuar me këtë zgjedhje. I pyetur nga ne për arsyet e gabimit, ai nuk dha detaje, por tha se zoti Berisha ka gabuar rëndë, edhe pse nuk hodhi poshtë punën e zotit Bardhi.”, përfundoi gazetari.