Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ishte kryefjalë e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve gjatë raportimit të institucioneve të drejtësisë.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, tha se jo vetëm qytetarët por edhe magjistratën janë lodhur nga mbingarkesa e dosjeve dhe zvarritja e proceseve gjyqësore. Ndaj bëri thirrje për bashkëpunim për një drejtësi me standarte europiane.

“Kohë më parë lindi nevoja për njjë reformë në drejtësi dhe tani po zhvillohet. Ai që po kalon mundime të mëdha është qytetari shqiptar, sepse pret atë drejtësinë por ne duhet të jemi sëbashku. Sepse edhe magjistratet, janë të lodhur nga ky rrugëtim I gjatë, njëkohësisht janë të trembur për vijushmërinë e metejshme. KEMI një qëllim të përbashkët sepse do të shkojme në familjen europiane. Dhe kjo familje kërkon standarte. Është koha për standarde evropiane, për të siguruar jetën e shëndetin e atyre që ushtrojnë funksione të caktuara. T’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të kontribuojmë të gjithë bashkë.”

Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu I inspektoriatit të lartë të drejtësisë, Artur Metani, I cili tha se tejzgjatja e proceseve gjyqësore ndikon drejtpërdrejtë në perceptimin dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Ndërsa I pyetur nga opozita nëse inspektoriati ka nisur hetim për Irena Gjokën, Metani e mohoi kategorisht.

“Irena Gjoka nuk ka qenë asnjëherë në inspektim nga ILD. Nuk e kam thënë kurrë këtë. I mbaroj të gjitha hetimet në afat. Nuk kemi nisur asnjë hetim për të. Në koordinim me institucione të tjera, që lidhen me dekriminalizimit, jemi në pritje të fakteve për ndonjë shkelje eventuale.”

Pranoi se ka ankesa ndaj gjyqtarëve të spak por refuzoi të japë emra.

“Nuk është çështje personale, nuk i kushton asgjë inspektorit të japë emrat. Çështja është se duhet të ruash një balancë ndërmjet punës, por të ruash edhe figurën e gjyqtarit e prokurorit.”