Mes tensioneve në sallën e Kuvendit, është miratuar kalendari për shqyrtimin e projektligjit të buxhetit të shtetit. Pas votimit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën në foltore, duke kritikuar mënyrën e procedimit dhe duke theksuar se “nuk ka ndodhur kurrë që paketa buxhetore të paraqitet pa paketën fiskale përkatëse”.
Gjatë fjalës së tij, situata u tensionua kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën për shkak të përfundimit të kohës së lejuar. Berisha iu afrua foltores, duke kundërshtuar ndërhyrjen, çka solli ndërhyrjen e Gardës së Republikës për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
