Është përshkallëzuar situata në Kuvend, ku ka përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës së Republikës.

Disa deputetë të PD, konkretisht Klevis Balliu, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Saimir Korreshi janë ulur në vendet e ministrave. Garda ka ndërhyrë për t’i larguar dhe aty janë përplasur fizikisht.

Kryedemorkati Sali Berisha po e transmeton gjithçka në një video live në Facebook, ku dëgjohet Gazment Barhdu duke iu drejtuar gardës me thirrjet “Kriminel, mos më prek!”.