Mbetet kaotike situata në Lezhë, ku një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët.
Mësohet se përveç një të moshuari që u nxor nga pallati i asfiksuar nga tymi, edhe 3 zjarrfikës janë asfiksuar. Si qytetari dhe 3 zjarrfikësit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Prezenca e tymit brenda pallatit vijon të jetë problem për shëndetin e banorëve, ndaj është rekomanduar që të mos kthehen në banesa deri ta rreziku të kalojë plotësisht.
Banorët po qëndrojnë jashtë, deri në stabilizimin dhe kthimin në normalitet të situatës.





