Qarkullimi i automjeteve në Unazën e Madhe të Tiranës paraqitet mjaft i rënduar këtë ditë, me trafik të dendur që shtrihet për kilometra, sidomos në segmentin nga Paskuqani deri në zonën e Casa Italia.
Fluksi i lartë i mjeteve ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe lëvizja është mjaft e ngadaltë. Megjithatë, deri tani nuk raportohet për aksidente, por ngarkesa e qarkullimit vazhdon të mbetet e lartë.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, duke u kërkuar atyre të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të përgatitur për kushte të mundshme të vështira lëvizjeje.
