Ministri i Shëndetësisë, Zubir Ahmed është bërë aleati i fundit i Streeting i cili ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se pozicioni i kryeministrit Keir Starmer tani është plotësisht i paqëndrueshëm. Përmes një postimi në rrjetin social X, ai ka publikuar letrën e tij të dorëheqjes duke thënë se pavarësisht arritjeve individuale dhe progresit, ato po zbehen dhe minohen nga mungesa e një udhëheqjeje të bazuar në vlera.
The Guardian shkruan se dorëheqja e tij vjen në një periudhë të tensionuar politike për qeverinë britanike, në një kohë kur kritikat ndaj kryeministrit po shtohen brenda dhe jashtë Partisë Laburiste.
“Është e qartë se, pavarësisht arritjeve individuale dhe progresit, ato po zbehen dhe minohen nga mungesa e një udhëheqjeje të bazuar në vlera në qendër. Nga ngjarjet e ditëve të fundit, duket se publiku në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka humbur besimin tek ju si Kryeministër” shkruan ai.

