Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.
Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga Shqipëria dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën 3 çanta që përmbanin 51 pako me mbi 74 kg marijuanë. Gjithashtu u sekuestruan edhe një automjet dhe një telefon celular. Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar shqiptar.
Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.



