Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Londër, pasi u kapën teksa po transportonin 250 kilogramë kokainë me anë të një kamioni.
BBC shkruan se kokaina e sekuestruar kap në treg vlerën e 20 milionë paund. Tre shqiptarët e arrestuar i përkasin moshës 30 vjeç. Kokiana është sekuestruar nga autoritetet britanike, ndërkohë që tre shqiptarët priten të përballen me drejtësinë.
“Pa përpjekjet e oficerëve të mi për ta sekuestruar atë, ajo do të kishte qenë në rrugët e komuniteteve tona duke ushqyer varësinë dhe duke çuar në vepra të tjera të rënda penale. Ky ishte një sekuestrim i konsiderueshëm i kokainës“, tha Andy Tickner nga Partneriteti i Krimit të Organizuar në Londër.