Policia portuale e Durrësit ka bllokuar dhe sekuestruar 725 kg marijuanë, e cila kishte si destinacion Italinë, ndërsa ka bërë të mundur arrestimin e korrierit të drogës.


Sipas informacioneve zyrtare të policisë lokale, droga është gjetur në një kamion frigoriferik, që drejtohej nga shtetasi Adrian Cingi, i cili është ndaluar nga policia.


Policia kishte marrë paraprakisht informacion në rrugë operative se në kamion ndodhej një sasi e konsiderueshme droge. Pas kontrollit policia ka arritur të gjejë sasinë e lëndës narkotike të vendosur në 36 çanta, me nga 20 kg marjuanë secila. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikantëve, nga vinte droga dhe kush e priste përtej kufirit shqiptar.


29 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)