Kendveshtrim nga tempulli i Zeusit ne AthineAthinë- Policia greke ka goditur një bandë kriminale shqiptarësh, të cilët grabisnin taksistët nën kërcënimin e armëve. Në veprimtarinë e tyre kriminale regjistrohen edhe grabitje pikash karburanti dhe dyqanesh floriri e supermarkete. Fillimisht është arrestuar një shtetas shqiptar 23-vjeçar, ndërsa më pas janë ndaluar edhe dy bashkëpunëtorë të tij. Dy ditë më parë, dy nga personat e arrestuar, duke u shtirë si pasagjerë, kanë marrë një taksi, me destinacion zonën e Peanisë. Taksisti 27-vjeçar, në një zonë krejtësisht të shkretë, është kërcënuar me pistoletë e thikë dhe është grabitur. Më pas ai është hedhur nga taksia. Dy shtetasit shqiptarë me taksinë e vjedhur, kanë marrë më pas bashkëpunëtorin e tyre dhe rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë shkuar në një benzinatë, dhe me maska kanë grabitur punonjësin pakistanez dhe i kanë marrë 1000 euro. Më pas, në një benzinatë pa më larg, në Geraka, kanë grabitur pronarin duke i vjedhur 695 euro. Ata kanë grabitur edhe një dyqan me pjesë këmbimi elektronike dhe kompjuterësh, një internet kafe, si edhe celularët e klientëve.