Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e biznesmenit italian Panfilo C., i njohur edhe si Benny Colonico, i dyshuar për lidhje me mafien shqiptare. Autoritetet e quajnë atë “bankomati” i rrjetit kriminal, pasi dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e shifrave të mëdha parash.
Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia zbuloi një sasi të madhe parash të falsifikuara. Ministri John Reimberg bëri të ditur se Colonico është vendosur nën arrest në pritje të procesit gjyqësor.
Benny Colonico është një figurë e njohur dhe kontroverse në Ekuador. Në qershor 2023 ai u rrëmbye nga restoranti i tij në Guajakil, dhe gjatë operacionit për lirimin e tij një nga rrëmbyesit u vra. Po ashtu, në janar të të njëjtit vit, ai u përfshi në një shkëmbim zjarri pranë një qendre tregtare. Përveç lidhjeve të dyshuara kriminale, Colonico ka qenë në qendër të mediave edhe për marrëdhënien me prezantuesen televizive Carolina Jaume, për të cilën është akuzuar se e ka përndjekur.
Biznesmeni është përfolur edhe për një lidhje me prezantuesen televizive, Carolina Jaume. Madje ka pasur akuza se ai e ka përndjekur atë.
Arrestimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm për zbardhjen e mekanizmave të mafies shqiptare, e cila përdor Ekuadorin si pikë kyçe për trafikun e tonelatave me kokainë drejt Europës.